Alba Sky

Aktuale te Albasky L.L.C.

 

  • Blog

Dëshironi të udhëtoni si turist drejt Gjermanisë?


Nëse keni vendosur të udhëtoni drejt Gjermanisë duhet të keni informacionet e rëndësishme që ju nevojiten për një qëndrim të paharrueshëm në këtë vend evropian.

Pas datës 1 janar nuk do të keni nevojë të jeni të pajisur me vizë udhëtimi.

Dokumentet e nevojshme për udhëtim drejt Gjermanisë dhe në zonës Shengen janë: pasaporta biometrike - e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen, informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit ose apartamentit apo kontaktet e të afërmve ku do te qëndroni, detajet e udhëtimit duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese. Nëse udhëtoni me veturë ju duhen dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbër si dhe dëshmi se keni mjete te mjaftueshme financiare për të realizuar udhëtimin tuaj.

 

Gjermania për të gjithë

Pavarësisht nëse e doni natyrën apo historinë, malet apo detin, Gjermania ka diçka për të ofruar për të gjithë. Nga kështjellat madhështore të vendosura mes peizazheve piktoreske deri te rrugët e gjalla të Berlinit, ka thesare të panumërta të fshehura për t'u zbuluar në vend. Tek ne do të gjeni informacione të vlefshme për destinacionet e njohura, pikat kryesore kulturore, traditat lokale dhe pjatat e shijshme së bashku me këshilla praktike për udhëtimet. Bëhuni gati për një udhëtim nëpër Gjermani për të eksploruar qytete magjepsëse, peizazhe malore që të lënë pa frymë dhe vendet intriguese të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
ALBASKY do të ofrojë bileta me çmime ekonomike për të gjitha destinacionet drejt Gjermanisë, oferta hotelesh si dhe pako turistike.
Na kontaktoni në Facebook, Instagram ose shfletoni www.albasky.com dhe informohu për udhëtimet tuaja.
Numrat kontaktues janë: +383 48 48 84 84 (Viber&Whatsapp), +49 7621 1559999, +41 61 5101153