Alba Sky

Aktuale te Albasky L.L.C.

 

  • Blog

48 orë në Berlin

Berlini është i madh, Berlini është emocionues dhe në Berlin ofron shumë atraksione për të parë, ditën apo natën. Një udhëtim nëpër këtë qytet që nuk do ta harroni.


Konstruktimi i murit dhe rënia e murit: Nuk ka asnjë qytet tjetër gjerman ku ju mund ta gjurmoni këtë moment historik sesa në Berlin. Prandaj, dita juaj e parë në kryeqytetin gjerman fillon me një udhëtim përgjatë murin gjerman. Udhëtimi me bicikletë është shumë i mirë mirëpo ata që preferojnë të ecin janë të lirë. Mund të filloni në Galerinë “East Side” në brigjet e lumit Spree: Kjo galeri është e hapur dhe tregon veprat e shumë artistëve të ndryshëm që janë të pikturuara në mbetjet e murit të Berlinit. 

Checkpoint Charlie
Nga muri i Berlinit ju mund të vazhdoni udhëtimin tuaj drejt “Checkpoint Charlie” që sigurt është një nga pamjet më emocionuese të Berlinit. Në fund të fundit, ish postblloku është një kujtesë e Luftës së Ftoftë dhe një Berlini të ndarë. Ky vend është gjithashtu mjedis i shumëllojshmërive thrillerësh dhe romanesh të tillë sikur “Octopussy” i James Bond. 

Kthehuni në të ardhmen
Kaloni një pasdite duke shijuar të tashmen e qytetit. Le të shkojmë në Reichstag, në shtëpinë e Bundestagut gjerman. Nga ky vend qeveriset Gjermania. Ky vend magjeps të gjithë turistët me kupolën e saj prej xhami, të projektuar nga arkitekti Sir Norman Forster. Si kupola ashtu edhe tarraca mund të shihen pa pagesë. Jo shumë larg gjendet një nga monumentet më historikë të qytetit, Brandenburg Gate që gjendet buzë kopshtit zoologjik të Berlinit. Edhe ky vend gjithashtu vlen të vizitohet. Por tani është koha për tu freskuar dhe për t’u njohur me jetën e natës në Berlin.


Ngjituni në TV TOWER
Dita 2. Kanë mbetur vetëm dhe 24 orë dhe ju tashmë jeni zhytur në thellësinë e historisë gjermane. Tani është koha për të parë një pamje të bukur të Berlinit. Ju mund ta bëni këto në mënyrë të shkëlqyshme nga kulla e famshme TV Tower. Kaloni dreken tuaj në “Hacksche Höfe”, të cilat janë po aq të bukura sa dhe të famshme: Këtu mund të hani dhe të bëni pak pazar. Më pas është kthimi në kulturë,  por me një ritëm të butë.

Ishulli i Muzeut të Berlinit
Ishulli i Muzeut është gjithashtu një ndër pamjet më të rëndësishme të këtij qyteti. Ansambli i ndërtesave ndodhet direkt në lumin Spree dhe përbëhet tërësisht nga pesë muze. Ju mund të merni një nga pamjet më të mrekullushme të disa nga muzeve më kompleks në të gjithë Evropën. Pra, çfarë të bëni pasdite? Një udhëtim me varkë përgjatë lumit Spree.

E kaluara gjermane dhe e tashmja gjermane
Mbrëmja po afrohet, por përpara  se të uleni me një bar, ju mund të vizitoni Qendrën e Topografisë së Terrorit. Ky muze është një kujtesë mbresëlënëse e pjesës më të errët  të historisë gjermane.
Tani shkojmë në distriktin “Prenzlauer Berg”. Mund të shkoni në qendrën kreative Kastanienalle kur mund ta kaloni pasditen tuaj këtu. Ju gjithashtu mund  ta kaloni edhe mbrëmjen këtu por nëse dëshironi të shijoni pak pije dhe të festoni, “Weserstrasse” në Neukölln është një vend shumë i mirë për ta vizituar.